Kushtet e Blerjes

Kushtet e Blerjes

Progeen aplikon një plan pagesash të arsyeshëm për shitjen e apartamenteve gjatë fazës së ndërtimit ku këstet e pagesës progresojnë me progresin e ndërtimit. Plani i pagesave është si më poshte:

  • 50% e vlerës me nënshkrimin e kontratës dhe përfundimin e kuotës 0.0
  • 15% e vlerës me përfundimin e strukturës beton-arme
  • 15% e vlerës me përfundimin e muraturës
  • 15% e vlerës me përfundimine suvatimeve (momenti kur bëhet zgjedhja e pllakave, parketit, dyerve të brendshme etj)
  • 5% me dorëzimin e çelësave ose hipotekës.

Ky modalitet pagesash është përcaktuar i tillë për ti dhënë të dyja palëve garancitë respektive. Përveç planit standard, Progeen shpk është e hapur për të diskutuar më shumë lidhur me planin e pagesave që i përshtatet sa më shumë çdo rasti specifik.

Mundesi Financimi deri në 80%

Progeen shpk në bashkëpunim me ProCredit Bank ofrojnë edhe mundësinë e blerjes së apartamentit pa kolateral me financim deri ne 80%. Mos hezitoni të kontaktoni me përfaqësuesit tanë të shitjeve për më shumë informacion në numrat +355 69 241 6615 dhe +355 68 80 42 004.