Pse janë rritur çmimet e apartamenteve në Tiranë?
Sa prej nesh që kemi blerë shtëpi së fundmi apo po kërkojmë një të tillë kemi thënë me vete: Pse nuk u kujtova para 10 vitesh kur ishin të paktën 30% ose 40% më lirë?
Pse çmimet e apartamenteve rriten kaq shumë në Tiranë, kur të ardhurat nuk e pasqyrojnë të njëjtën rritje? Gjithashtu si ka mundësi që çmimet janë rritur 2 vitet e fundit ndërkohë që sektori është rritur shumë më shumë se tregu?
Do mundohemi ti japim përgjigje pyetjeve të mësipërme të nisur gjithnjë nga këndvështrimi i shoqërive të ndërtimit në vend.